Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili ka shitur një fshesë elektrike, pa pëlqimin e familjarëve, raporton Express.Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.“Pejë 27.01.2022 – 16:50. Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se nga shtëpia, pa pëlqimin e familjarëve tjerë e kishte marrë një fshesë elektrike dhe e kishte shitur. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.