DPMH-ja, me paraljmërim: Prej sonte deri të mërkurën shi dhe borë


Nën ndikimin e lagështisë moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha dielli, do të fryejë erë në drejtime të ndryshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri 8 gradë.
Si pasojë e ndikimit të lagështisë në orët e mbrëmjes priten reshje shiu dhe bore, sidomos në pjesën perëndimore të vendit, të cilat do të vazhdojnë edhe nesër dhe do të përhapen në gjithë vendin. Reshje bore do të ketë edhe të mërkurën, informojnë DPHM-ja.