Burri hyn në market lakuriq, paguan në kasë dhe largohet sikur asgjë mos të kishte ndodhur (Video)

Një burrë është kapur nga kamerat e sigurisë duke u futur në market plotësisht i zhveshur, ku pagoi për produktet që kishte marrë në shportën e tij dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shfaqin punonjësin e një marketi në Sydney të Australisë, duke parë çuditshëm burrin që u fut lakuriq brenda dhe sillej krejtësisht normal.

Burri rreth të 60-ve, nxori nga portofoli kartelën e bankës me të cilën pagoi dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Videoja u publikua nga Bruno Bouchet, menaxheri një radioje lokale që u bë hit në Tëitter. Prej momentit të publikimit të videos kanë shpërthyer talljet në llogari të këtij burri.

Nuk raportohet që burri të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.