Big Brother VIP tash e sa muaj ka bërë për vete publikun me protagonistët që janë 24 orë të vëzhguar nga kamerat dhe ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet dhe më interesantet, teksa tashmë kanë mbetur edhe pak javë deri në përfundim të spektaklit.
Me shumë hyrje e largime të banorëve, tani brenda shtëpisë së Big Brother VIP kanë mbetur edhe shtatë banorë që janë në synim të finales së madhe që mbahet më 18 shkurt.
Mbrëmë (e premte) u mbajt spektakli i radhës ku edhe u eliminua moderatorja nga Kosova, Egzona Rafuna.
Ndërsa, një u diskutua gjatë edhe për refuzimin për të hapur “Kutinë e Pandorës” nga ana e dy aktoreve, Arjola Demiri dhe Monika Lubojna.
Të dyja ato refuzuan të përfitojnë një të mirë nga kjo zgjedhje që ishte një udhëtim, teksa me të vinte edhe një ‘e keqe’.
Për këtë veprim ato u kritikuan nga ana e opinionistëve gjë që ka bërë që pas spektaklit Monika të përlotej, e cila u ngushëllua nga Arjola, e cila tha se është më mirë që të dalin nga këtu për njeriun që janë dhe jo për atë që nuk janë.
“Është më mirë të dalësh nga kjo lojë për njeriun që je, sesa për njeriun që nuk je dhe që kjo lojë të transformon për hir të çmimit 100 mijë euro, krenaria mbi të gjitha”, ka thënë Arjola gjatë diskutimit me Monikën.
Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë për t’i argëtuar banorët ka dhënë një performancë brenda shtëpisë së famshme reperi nga Kosova, Mozzik.
https://www.instagram.com/p/CZTvSYUBDNG/?utm_source=ig_embed&ig_rid=7d9afd7f-c8a1-4727-9ba4-b23052448586&ig_mid=B3C00B0F-4F30-42F4-A8A0-45C5EF51FB5F