Omicroni dominon në Maqedoni, ja sa raste aktive janë në vendin tonë

Në Maqedoninë e Veriut 90 për qind e rasteve me coronavirus janë me llojin Omicron të coronavirusit, ndërsa pjesa tjetër i përkasin llojit Delta. Në Maqedoni deri tani ka 17.182 raste aktive, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë në Shkup me 8.755.

Në raportin e fundit për gjendjen me coronavirus, më shumë se 1/4 e rasteve të regjistruara ishin riinfkime.
Duke pasur parasysh numrin e madh e rasteve dhe nevojën për spitale, një pjesë e klinikave sërish do të punojnë si qendra për covid. Deri tani në Maqedoni kanë humbur jetën 8.338 persona.