Prindërit monstrum në Slloveni, djalit të tyre 3 vjeçar ia thyen kockat, brinjët e kafkën!


Në Slloveni ka nisur gjyqi i prindërve monstrum. Radenka B. (42) dhe gruaja e tij Bojana J. (45) dyshohen se kanë abuzuar me djalin e tyre 3 vjeçar në forma barbare.Akuzat që dolën në opinion tronditën Slloveninë.

Sipas ekspertizës, djali i vogël kishte thyerje të kafkës, shpatullës, brinjës nga dhuna e vazhdueshme e prindërve.

Dyshohet se prindërit kanë fikur cigaren në trupin e djalit të tyre, e kanë detyruar të vë duart në temperatura të larta dhe tortura të tjera.

Gjithashtu dyshohet se prindërit e tij kanë shtypur pëllëmbët mbi sobë dhe ia kanë thyer kockat. Prindërit mohojnë në gjyq akuzat ndaj tyre duke thënë se lëndimet janë shkaktuar për shkak të ekulibrit të dobët të djalit të tyre./Indeksonline/