Numri i të vdekurve nga stuhia që goditi tre vende të Afrikës jugore është rritur në 77 ndërsa ekipet e emergjencës luftuan për të riparuar infrastrukturën e dëmtuar dhe për të ndihmuar dhjetëra mijëra viktima.
Stuhia tropikale Ana arriti në Madagaskar të hënën përpara se të lëshohej në Mozambik dhe Malaëi gjatë gjithë javës, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm.
Punonjësit e shpëtimit dhe autoritetet në të tre vendet po vlerësonin shkallën e plotë të dëmit të premten në mëngjes, edhe pse një stuhi tjetër po formohej në Oqeanin Indian.
Madagaskari të enjten mbrëma shpalli gjendjen e katastrofës kombëtare pasi numri i të vdekurve u rrit në 48. Mozambiku raportoi 18 të vdekur ndërsa 11 kishin vdekur në Malaëi.
Mbetjet e stuhisë kanë kaluar mbi Zimbabëe, por nuk është raportuar për vdekje.
Në tre vendet më të goditura, dhjetëra mijëra shtëpi u dëmtuan. Disa u shembën nën shiun e dendur, duke bllokuar viktimat në rrënoja.
Lumenjtë e fryrë lanë urat dhe fushat e zhytura në ujë, duke mbytur bagëtitë dhe duke shkatërruar jetesën e familjeve rurale, raporton Guardian.
Në Madagaskar, 130,000 njerëz u larguan nga shtëpitë e tyre.
Mozambiku dhe shërbimet ndërkombëtare të motit paralajmëruan se një stuhi tjetër, e quajtur Batsirai, është formuar mbi Oqeanin Indian dhe pritet të zbresë në tokë gjatë fundjavës.
Deri në gjashtë ciklone tropikale priten para përfundimit të sezonit të shirave në mars.