Çfarë thonë nga hoteli “Hilton” për ngjarjen që përfolet


Nëpër rrjetet sociale, qarkullojnë informacione se në dhomën e hotelit të njohur me emrin “Hilton” tashmë me emër të ndryshuar “Gili”, se policia gjatë kontrollit rutinë në këtë hotel, ka gjetur në dhomë 6 meshkujt sëbashku, pas këtyre thashethemeve, është alarmuar hoteli dhe ka dalë me këtë reagim:

“Green Centar Gili” i prëgënjeshtron të gjitha thashethemet në lidhje me aksionin e supozuar i cili kinse ka ndodhur në hotelin tonë.

I njoftojmë të gjithë klientët dhe bashkëqytetarët tanë, se në datën e përcaktuar, tek ne nuk ka pasur ndodhi të tilla dhe në drejtim të mbrojtjes dhe ruajtjes së reputacionin dhe integritetit tonë që e ndërtojnë ndershëm tash e shumë vite, kategorikisht i përgënjeshtrojmë dhe i mohojnë të gjitha thashethemet që çojnë në atë drejtim.

Nëse zbulohet burimi i thashethemeve të tilla të pabazuara, “Green Centar Gili” do të ngrejë procedurë adekuate gjyqësore për përcaktimin e fajësisë tek subjektet aktive.

Njëkohësisht, u kërkojmë ndjesë të gjithë të përmendurve në kontekst të thashethemeve të demantuara më sipër, e që lidhen me “Green Centar Gili”, shkruajnë nga Drejtoria