Artan Grubi mirëpriti në takim drejtorin gjeneral të ELEM Tours Adem Avziun


Artan Grubi sot pati një takim me drejtorin gjeneral të ELEM Tours z. Adem Avziu. Ata diskutuan mbi potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik të qendrës sportive – rekreative Kodra e Diellit dhe projektet që deri tani i kanë implementuar për përmirësimin infrastrukturor të saj, shkruan Pa Censurë.

Grubi përgëzoi Avziun për punën e palodhshme që po e bën bashkë me ekipin e tij. Në drejtim të avancimit të punës për ngritjen e mëtejshme të atraktivitetit turistik të Kodrës së Diellit, drejtori Avziu padyshim se do të ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë, shtoi Grubi më tutje.
Postimi i plotë i Grubit: