E rreh policin sepse deshi ta dënojë për vozitje të shpejtë


Të mërkurën, shkupjani me iniciale A.A. (23) ka sulmuar një polic. Sipas policisë, shkak për sulmin ka qenë dënimi për vozitje të shpejtë, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 25.07.2018 në ora 23 e 45 minuta, në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup është denoncuar se në bulevardin ‘Serbia’ disa policë duke kryer detyrë zyrtare – kontroll me radar, kanë ndaluar një veturë ‘Ford Fiesta’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga A.A. (23) nga Shkupi.

Pastaj, gjatë shqiptimit të dënimit për vozitje të shpejtë, ai ka filluar t’i kërcënojë, e në një moment e ka sulmuar policin. A.A. është arrestuar në stacion policor. Po ndërmerren masa për ndriçim të plotë t rastit”, njoftoi MPB.