Njëzet e një vjeçari B.M. nga Tetova, dje (26 janar) në ora 13:20 në SPB Tetovë ka raportuar se më datë 24 të këtij muaji rreth orës 01:00 para shtëpisë së tij në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë ka qenë i sulmuar fizikisht nga 40-vjeçari. A.M., po ashtu nga Tetova. Sipas raportit, sulmuesi ka përdorur edhe një mjet metalik. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.