Kundër dy personave në Ohër N.C (31) dhe K.K (29) është ngritur padi penale për keqpërdorim të të dhënave personale mashtrim ndaj 4 vajzave. Të dyshuarit u kanë thënë vajzave se i fotografojnë vajzat për një agjension mode, por fotografitë e tyre kanë përfunduar në uebsajte për kontakte personale.
“Më 23 korrik të vitit të kaluar të dyshuarit kanë bërë fotosesione në plazhën e Ohrit me 4 vajza, duke u sqaruar se ata punojnë për një agjension serb, ku pastaj bëhet përzgjedhja e modeleve.
Pas fotografimit të dysharit kanë fotografuar edhe dokumentet personale të vajzave dhe u kanë dhënë nga 600 denarë.
Në vitin 2018 të njejtat fotografi dhe dokumentet personale të 4 vajzave nga Ohri ishin shpallur në një uebsajt për ndërlidhje të kontakteve personale” sq arojnë nga policia.Pa Censurë