Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Kelmendi të fshatit Kramovik, në Rahovec. Pas një sëmundje të rëndë, vajza e tyre 8-vjeçare ka ndërruar jetë në njërin nga spitalet e Turqisë.
Lajmi u bë i ditur në Facebook nga faqja e fshatit Kramovik, ku kanë njoftuar se ende nuk dihet kur do të mbërrijë trupi i pajetë i vogëlushes, për shkak të motit që po mbretëron në Turqi.
Në njoftim theksohet se për shkak të motit të ftohtë dhe borë që po mbretëron në Turqi ende nuk dihet se kur do të sillet në Kosovë trupi i pajetë i 8 vjeçares.