Studentët mund të përdorin transportin publik pa biletë të vërtetuar

Studentët që kanë biletë vjetore për shfrytëzim falas të transportit publik kanë të drejtë të qarkullojnë me autobus deri në fund të muajit shkurt dhe me biletë të zgjatur/të paverifikuar për vitin aktual, thonë nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike “Shkup”.

“NQP Shkup në këtë rast ka përmbushur kërkesën e Kuvendit Studentor Universitar në USHCM-së, i cili së fundi ka kërkuar vazhdimin e afatit për vazhdimin e vlefshmërisë së biletës studentore, duke pasur parasysh situatën aktuale me KOVID-19, e cila, siç thuhet, fakulteteve u shkakton vështirësi në organizimin dhe shpërndarjen e dokumentacionit të nevojshëm për zgjatjen e vlefshmërisë së biletës”, thuhet në njoftimin e NQP-Shkup.

Bileta vjetore studentore për përdorimin falas të transportit publik nuk vlen në tarifën e natës.