Një sherr mes dy vajzave ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku njëra ka përfunduar e plagosur me thikë në spital.
Burime zyrtare bëjnë me dije se një 18 vjeçare me banim në kryeqytet është shpallur në kërkim pasi goditi me thikë një 20-vjeçare pas një sherri mes tyre duke e lënë të plagosur.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe autoambulanca që kanë dërguar të renë e plagosur në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia, e cila po heton për zbulimin e shkaqeve të këtij sherri që për pak i kushtoi jetën 20-vjeçares.