Deputetit të Vetëvendosjes i hakohet profili në Facebook, tani shiten veshmbathje online


Profili në Facebook i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani është hakuar.
Në faqen e tij zyrtare në Facebook, disa të huaj po bëjnë “lëmsh” duke publikuar video dhe fotografi të shitjes së veshmbathjeve online.

Faqja e tij ka mbi 30 mijë ndjekës, por në të nuk shihen më publikime sa i përket VV-së, Kuvendit apo zhvillimeve të tjera në vend.