”Beogradi do të rrafshohet sikur kjo tavoIinë”, biseda mes Ahtisaarit dhe Millosheviqit


I dënuari i Hagës për KRlME Iufte në Kosovë, Dragolub Ojdaniq, për portalin serb “Alo” ka rikujtuar atë që ai e ka quajtur shantazh të Martti Ahtisaarit e të Çernomirdinit gjatë një takimi me ish-kryetarin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në të cilin kishte marrë pjesë Ojdaniq.
“Ata i dhanë ultimatum Millosheviqit. Me këtë rast Ahtisaari i tha: Kjo është më e mira që kemi mundur t’ua ofrojmë. Për ofertën nuk ka kurrfarë debati, nëse nuk e pranoni, do t’i vazhdojmë bombardimet dhe Beogradi do të bëhet rrafsh sikur kjo tavolinë”, tha ai

Ai ka thënë më tej se Millosheviqi pastaj e thirri urgjentisht takimin me kryetarët e grupeve parlamentare për t’u deklaruar për kushtet. Sipas tij, Kuvendi i miratoi këto kushte, vetëm radikalët ishin kundër.