Sot nis gjykimi i Rashkovskit


Më 25 janar do të fillojë gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski. Paraprakisht Gjykata Penale – Shkup miratoi aktakuzën kundër Dragi Rashkovskit dhe 6 personave të tjera për keqpërdorim dhe larje parash.

Seancën gjyqësore do ta udhëheqë gjyqtarja Fanka Jançulleva Mihaillovska, ndërsa sipas aktakuzës, Rashkovski akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “larje parash”.