Mbledhja e përbashkët në Sofje, Grubi: Hapim një kapitull shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët tanë


Në prag të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Sofje agjendën e ditës së sotme e filluam me pritjen zyrtare nga ana e kryeministrit Petkov dhe kabinetit të tij, e me këtë rast po hapim një kapitull shumë të rëndësishëm për vendin dhe qytetarët tanë.

Bashkë me kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov si dhe kolegë ministra vizituam Qendrën kulturore informative në Sofje. Kjo qendër është shembull për marrëdhëniet me Republikën e Bullgarisë dhe vend ku krijohen raporte miqësore.

Vizita e sotme në Sofje po realizohet në drejtim të thellimit të bashkëpunimit dhe të tregojmë se mund të punojmë për të mirën e të dy vendeve, rajonit por edhe më gjerë në shumë sfera bashkë në familjen e madhe europiane.