Beatrix Ramosaj, ka qenë banorja e radhës që u largua nga Big Brother VIP.
Pasi lënë shtëpinë më të madhe në Shqipëri, të gjithë personazhet drejtohen në Fan Club për të rrëfyer eksperiencat e tyre me prezantuesen Dojna Mema.
Megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me artisten e njohur e cila duket se i ka thënë jo paraqitjes së sotme.
Lajmi u konfirmua nga autorja e programit, e cila i është referuar gjendjes emocionale të Beatrix si arsye për mungesën.
E njëjta deri më tani nuk ka bërë asnjë postim në rrjete sociale si reagim për herë të parë pas gjithë asaj që ka parë pas tërheqjes nga gara.