Familjarët hedhin ‘vrer’ ndaj Georgina Rodriguez/ I çojnë mesazh Ronaldos: As nuk e ke idenë se kë ke për grua

Këtë javë në Netflix, modelja Georgina Rodriguez do t’i tregojë botës për “jetën e saj të ëndrrave” me yllin e futbollit Cristiano Ronaldo. Disa nga familjarët e saj kanë treguar disa të pathëna rreth të shkuarë së modeles.

‘The Sun’ ka publikuar disa deklarata nga familjarë të saj të cilët e akuzojnë se i ka injoruar pasi u lidh me Ronaldon dhe u bë nënë e vajzës së tyre.

Xhaxhai i Georgina-s, Jesus Hernandez, i cili thotë se e ndihmoi në rritjen e saj pasi babai i saj u burgos për një komplot kontrabande droge e ka akuzuar se modelja ndihet e turpëruar nga ata pasi këta të fundit nuk jetojnë në luks.

“Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne, sepse ne nuk jetojmë me luksin e saj. Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka telefonuar vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon. “Unë isha përgjegjës për të siguruar gjithçka për Georgina dhe motrën e saj, për t’u blerë rroba, për të paguar energjinë dhe ujin e tyre. Unë bëra gjithçka. Georgina jetonte me mua gjatë viteve të adoleshencës deri në ditën kur e kthyen kunatin tim në Argjentinë.”, tha xhaxhai i saj.