Instruktori i fitnesit tregon metodën ushtarake që ju ndihmon të flini brenda dy minutave

Një instruktor i fitnesit që është shumë i njohur në rrjetet sociale, Justin Augustin ka shpërndarë në TikTok një teknikë ushtarake që ju ndihmon të flini brenda dy minutave.
“Kjo teknikë është zhvilluar në ushtri për t’ju mundësuar ushtarëve të flenë për pak kohë, kuqofshin, madje edhe në vijën e frontit ku ka shumë zhurmë nga shpërthimet dhe shkrepjet e armëve”, tha Justin në video.

“Sipas hulumtimit tim, kjo teknikë është zhvilluar kryesisht për pilotët që duhet 100 për qind të pagabueshëm, e të gjithë e dimë se kjo ndodh me mungesë të gjumit”, shtoi Justin.
Për fillim duhet të shtriheni, të merrni frymë thellë dhe të filloni të lironi çdo pjesë të trupit.

“Filloni me lirimin e muskujve në ballë. Lironi sytë, faqet dhe koncentrohuni në frymëmarrje”, shpjegoi Justin.
Madje sipas autoritet të videos 96 për qind të atyre që aplikojnë këtë teknikë, mund të flenë brenda dy minutave pas mbylljes së syve.

@justin_agustin Technique to falling asleep in 2 minutes! Insp. AsapSCIENCE on YT #sleep #fallasleep #insomnia #insomniac #learnontiktok #howto ♬ You – Petit Biscuit