Zaev: Ekonomia ringjallet, performansa e investimeve kapitale po rritet


Duhet të jeni të verbër që të mos i shihni investimet kapitale, po ndërtohen rrugë në të gjitha anët, e porositi sot kryeministri Zoran Zaev deputetin Dragan Cuklev.

Sipas Zaevit, për 66 për qind është rritur vlera e lejeve për ndërtim, pesë deri në dhjetë tenderë shpallen në dhjetë ditë, ndërsa dëshira e Qeverisë është, që krahas kompanive të huaja të mëdha, të ketë edhe sa më shumë kompani vendore. Procesi i ndërtimit të ulët ka lëvizur dhe rezultatet do të vijnë.

“Ekonomia e Maqedonisë po ringjallet. Performansa në pjesën e investimeve kapitale po rritet. Vendi është atraktiv për investimet e huaja dhe vendore. Ata janë inkurajuar, marrin kredi nga bankat dhe investojnë”, theksoi Zaev.

Ai paralajmëroi se nëse ekipet juridike deri në fund të korrikut e përfundojnë aneks-marrëveshjen me TAV-in, do të fillojë një aktivitet  i ri në vlerë prej 115 milionë euro, shumë e rëndësishme në ndërtimtari.

Lidhur me digën Konsko, kryeministri Zaev sqaroi se është lëshuar në qershor sepse një vit ka zgjatur përgatitja  e dokumentacionit të nevojshëm.