Reshjet e borës dhe i ftohti, Komuna e Dibrës thirrje qytetarëve


Për shkak të paralajmërimit për reshje të rrëmbyeshme të borës dhe temperatura polare, komuna e Dibrës me apel që të zvogëlohet lëvizja
Për shkak të paralajmërimit për reshje të rrëmbyeshme të borës dhe temperatura minus Komuna e Dibrës sot u është drejtuar qytetarëve me apel të veçantë.

“Për arsye që meteorologët paralajmërojnë rreshje të dendura bore në ditët në vijim dhe temperaturave nën 0, apelojmë qytetarët që nëse nuk është e domosdoshme, të shmangin lëvizjet si dhe të mos parkojnë veturat në trotuare si dhe në rrugët lokale të Qytetit, të mundësojn që borëpasturuesi të pastroj. Gjithashtu lusim tregtarët të pastrojnë borën para objekteve të tyre”, qëndron në postimin në Fejsbuk.

Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut që e përfshiu zonën gjatë natës, që nga mëngjesi i sotëm ka rënë borë me intensitet të ndryshëm, gjë që deri më tani nuk ka sjellë probleme të mëdha. Sipas paralajmërimeve nga meteorologët e Republikës së Shqipërisë në komunën kufitare Bulqizë, e cila është në afërsi të Dibrës, priten temperatura polare deri në -18 gradë Celsius.