Polici rreh partneren e tij, kolegët futen nga dera e ballkonit


Një efektiv policie në Greqi ka rrahur partneren e tij në banesën e tyre. Mediat bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në zonën e Neos Kosmos ku efektiv 21-vjeçar dhunoi partneren e tij 19-vjeçare.

Fqinjët e çiftit dëgjuan të bërtiturat e vajzës dhe njoftuan menjëherë policinë.

21-vjeçari refuzoi të hapë derën dhe shpërtheu në ofendime ndaj kolegëve të tij. Pas disa thirrjeve, ata u futën nga dera e ballkonit duke i vënë prangat të riut.

Ky i fundit ka ngritur një padi ndaj kolegëve, duke i akuzuar se janë futur në shtëpinë e tij pa pasur një urdhër të posaçëm.