Ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, 9 ditë luftoi me koronavirusin në spitale – ndërron jetë 30-vjeçarja!


Viktima më e re që u regjistrua gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, 30 vjeç, ishte në muajin e 5-të të shtatzënisë, kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë për televizionin “Telma”.

Ajo pasi kishte rezultuar pozitive, kishte qëndruar e shtrirë në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup.

Megjithatë, edhe pas 9 ditësh mjekim, situata i është përkeqësuar. Sëmundja i është përkeqësuar në formë të bronkopneumonisë dhe ka qenë e vendosur në mekanizëm të ventilimit, pas çfarë është transferuar në Klinikën për anestezion dhe reanimim, ku është mjekuar më tej.

Sërish, asaj ka vazhduar t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe si pasojë ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme./TV21