Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 4.021 teste, ndërsa janë regjistruar 1.172 rate të reja me COVID-19.
Nga MSH thonë se nga numri total i rasteve të reja (1172), janë regjistruar 145 riinfektime.
Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 553 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 12 viktima nga coronavirusi. 6 persona të vdekur nga Shkupi (65, 69, 70, 78, 83 dhe 84), 3 nga Manastiri (32, 72 dhe 79) dhe nga një i vdekur nga Velesi (30), Ohri (63) dhe Prilepi (62).
Poashtu është regjistruar edhe një viktima nga coronavirusi në Strumicë (59) me datë 15.01.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 250.876, numri i të shëruarve është 223.606, numri i të vdekurve është 8.166, ndërsa numri i rasteve aktive është 19.104./