Shkaku i rasteve të shumta me “COVID-19” te disa skuadra, që është duke shtyrë edhe ndeshjet në top pesë ligat evropiane, UEFA ka vendosur që lojtarët e pavaksinuar, të mos luajnë në ndeshjet që zhvillohen në Francë. Ky vendim më shumë ‘godet’ skuadrat e Çellsit dhe Real Madrid, pasi qw disa yje kanë refuzuar vaksinën antiCOVID.
Kësisoj, në rast që lojtarët në fjalë (emrat nuk janë bërë të ditur) vazhdojnë të jenë kundër vaksinimit do mungojnë në ndeshjet që zhvillohen në stadiumet franceze. Kujtojmë, se Çellsi në 1/8 e finales nw Ligwn e Kampionwve përballet me Lillen, derisa Real Madrid takohet me PSZH-në.