Ngritja e çmimit të energjisë elektrike, ironizon Osmani i Stupcave: “Dy kafe 10 euro rrymë!”


Është paralajmëruar që në Kosovë do të ngritët çmimi i energjisë elektrike. Lidhur me këtë, ka pasur reagime të shumta nga qytetarët e Kosovës. Edhe aktori i humorit, Osman Azemi, përmes një publikimi në Instastory ironizoi për këtë situatë. Ai ndau një video teksa është duke përgatitur një kafe duke shkruar: “Dy kafe.. 10 euro rryme”.