Besimtarët ortodoksë sot e festojnë festën e madhe krishtere – Uji i Bekuar. Kjo festë është e njohur se Uji i Bekuar festohej në shekullin e dytë nga epoka e re.
Festimi është i lidhur me pagëzimin e Jezu Krishtit nga Shën Gjoni, i cili prej atëherë quhet Pagëzor, ndërsa kapja e kryqit do të thotë bashkimi i njeriut me Krishtin.
Tradicionalisht më masivisht hedhja e kryqit pritet të jetë në Shkup dhe në Ohër.
Sipas besimit ortodoks, ai që do ta kapë kryqin, tërë vitin do ta ndjek fati, shëndeti dhe mirëqenia.
Uji i bekuar – 19 janar, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë.