RMV- 1112 shtatëzëna janë infektuar me Kovid, tetë prej tyre kanë vdekur!


Nga fillimi i pandemisë e deri më 16 janar janë regjistruar 3380 riinfektime me Kovid 19 (pra njerëz që më herët e kanë kaluar koronavirusin një herë), që dmth 1.4% nga numri i përgjithshëm i të sëmurëve në nivel republikan, thotë Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Nga ky numër, 7 persona janë sëmurë për të tretën herë, thotë raporti, njofton Pa Censurë.

Vetëm dje nga gjithsej 2268 raste pozitive, janë regjistruar 310 riinfektime, njofton ISHP.

ISHP thotë se janë paraqitur 1112 raste me kovid tek gratë shtatëzëna dhe 6927 te punëtorët medicinal. Nga shtatëzënat 8 kanë vdekur ndërsa nga punëtorët sezonal 37.

Momentalisht nëpër spitale si pasojë e kovidit janë të shtrirë 439 pacientë, apo 25.1% më shumë në krahasim me javën paraparake.

MSH thotë se nga të riinfektuarit dhjetë kanë vdekur.

93% e numrit të përgjithshëm të vdekjeve kanë ndodhur në kushte spitalore.