Vetëm dy shkolla kalojnë në mësim online…


Shkolla Fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë dhe Yll Morina në Gjakovë kanë kaluar në mësim online pas paraqitjes së rasteve e koronavirus në këto shkolla. Në Ministrinë e Arsimit thonë se kërkojnë në vazhdimësi respektimin e masave për ruajtjen e shëndetit të nxënësve dhe mësimdhënësve. Derisa në Sindikatën e Arsimit thonë se mësimdhënësit janë të gatshëm për mbajtjen e mësimit onlinë pavarësisht se është shumë e vështirë.