Ky është momenti kur një grua “lahet” me pluhur ngjyrë rozë, pasi hapja e një lloj fishekzjarri që përdoret zakonisht për të festuar ditëlindjen, nuk shkoi sipas planit.
Ngjarja u filmua në Camden, Tennessee, gjatë 10 janarit dhe shfaq një grua të identifikuar si Susan, e cila qëndron pranë tortës së ditëlindjes derisa familjarët i këndonin “shumë urime për ty”.
E kur filloi të filmojë me telefon tortën, bashkëshorti dhe djali i saj po bëheshin gati ta befasojnë me një lloj fishekzjarri, por që hapja e saj nuk shkoi sipas planit.
Bashkëshorti Marcus shihen prapa Susanit duke patur problem të hapin “fishekzjarrin”, e i biri 12-vjeç nuk shihet fare në kamerë.
Në një moment ajo mbulohet plotësisht nga pluhuri ngjyrë rozë – duke i bërë të gjithë të qeshin me zë të lartë. Pamjet e këtij momenti janë bërë virale, ku deri më tani ka marrë mbi 60 mijë shikime në YouTube.