OBSH: Pandemia nuk ka mbaruar, mund të ketë variante të reja


Pandemia e COVID-19 është larg fundit, thotë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke paralajmëruar variante të reja.

“Kjo pandemi nuk është afër fundit dhe me rritjen e pabesueshme të Omicron globalisht, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja,” u tha gazetarëve Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Tedros hodhi oshtë pretendimet se Omicron është më i lehtë, ndërkohë që është përhapur masivisht në të gjithë botën.

Varianti Omicron i COVID-19 është shumë më ngjitës se variantet e mëparshme, por duket se shkakton komplikacione më pak serioze. Kjo ka shkaktuar një debat mbi kalimin e virusit nga të qenit pandemi në endemik.

Por OBSH-ja ka paralajmëruar se numri i madh i njerëzve të infektuar do të nënkuptojë se shumë njerëz të cenueshëm ende sëmuren rëndë dhe vdesin.

“Omicron mund të jetë mesatarisht më pak i rëndë, por deklarata se është një sëmundje e lehtë është mashtruese,” tha Tedros. g.v/abcnews.al