LSDM: VMRO-ja ka 12 skenarë të errët në të cilët dëshiron të shtyjë Maqedoninë

Hristian Mickovski në rolin e udhëheqësit të VMRO-DPMNE-së vazhdon ta mbrojë krimin dhe ndarjet, me misionin e vetëm ta pengojë zhvillimin e Republikës së Maqedonisë, thuhet në kumtesën e LSDM-së për mediat.

Mickoski dhe VMRO-DPMNE, shtohet më tej, kanë së paku 13 skenarë të errët në të cilat, thuhet, duan ta shtyjnë Maqedoninë.

1. VMRO-DPMNE dëshiron që Maqedonia të mbetet e izoluar dhe për atë mundohet ta pengojë inkuadrimin në NATO dhe në BE.

2. VMRO-DPMNE vetëm dëshiron të luftojë për amnisti për krimin e familjes.

3. VMRO-DPMNE është e mësuar t’i mundojë votuesit, dhe dëshiron ta shkurtojë të drejtën e tyre të referendumit të vendosin për të mirën e tyre për të ardhmen e shtetit.

4. VMRO-DPMNE nuk dëshiron media të pavarura dhe për atë para referendumit e bllokon sjelljen e Ligjit për media.

5. VMRO-DPMNE dëshiron kufij të pasigurt, konflikt dhe pasiguri, për atë është kundër NATO-s dhe BE-së.

6. VMRO-DPMNE është ngujuar në të kaluarën dhe flet vetëm për trillime në vend se për të ardhmen.

7. VMRO-DPMNE e kërkon të kaluarën me institucione të partizuara ku administrata është nën diktat, për atë janë kundër reformave evropiane.

8. VMRO-DPMNE dëshiron sërish të kthehet koha e gjyqësisë Svarovski.

9. VMRO-DPMNE përhap ndarje dhe qytetarët i klasifikon në tanët dhe tuajët, në maqedonas dhe jomaqedonas.

10. VMRO-DPMNE vajton për investitorë të dyshimtë si Subrata Roj.

11. VMRO-DPMNE e përkrahë dhunën, dhe akoma më keq, kërkon amnisti për dhunuesit e 27 prillit.

12. VMRO-DPMNE dhe Mickoski dhe mentorët e tij e duan të kaluarën, që sërish në mënyrë ilegale të përgjojnë dhe t’u marrin frymë në qafë mijëra qytetarëve.