Abdul Selami takon kampinion e Maqedonisë në karate Driton Halimin!


Zv.Drejtori i të Ardhurave Publike z.Abdul-Selam Selami ka takuar sot kampinion e Maqedonisë në karate Driton Halimi!

Selmani pas takimit shkruan: “Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh! Është një shprehje filozofike të cilën Driton Halimi sot ma argumentoi më së miri këtë.
Dritoni është Kampion i Maqedonisë në karate, i cili sot me vizitën e tij dhe medaljen e klubit të tij që ma dhuroi, më bëri nder dhe njëkohësisht krenar me sukseset e tij. Dritonit ju falenderova për respektin dhe i urova shumë shëndet dhe suksese në realizimin e aspiratave që ka, por njëkohësisht i premtova se si qeveritarë do të vazhdojmë edhe më fuqishëm të krijojmë kushte me standarde më të larta për zhvillimin e sportit dhe të inkurajojmë sportistët e suksesshëm.”