Tragjedia në Tetovë: Arrinë raporti i ekspertëve gjermanë

Nga sektori i kriminalitetit në Gjermani, në Ambasadën Gjermane në Shkup, pastaj në MPB dhe deri te distanca përfundimtare – Prokuroria Publike.

Kjo është rruga e raportit të ekspertëve gjermanë në të cilin kanë deklaruar pikëpamjet e tyre se si ka rënë zjarri në spitalin modular në Tetovë.

Raporti mbërriti të premten ndërsa sot iu dha një përkthyesi gjyqësor.

“… Pasi të përkthehen, gjetjet do të analizohen në mënyrë të detajuar në korrelacion me provat e tjera të mbledhura në këtë rast, pas së cilës do të merret vendimi i prokurorit publik”, thonë nga Prokuroria.

Sipas informacioneve të televizionit Alsat, raporti ka vetëm shtatë faqe, por përkthimi nuk do të jetë gati brenda një dite. Për shkak të terminologjisë së ekspertëve të mjekësisë ligjore, mund të zgjasë deri në tre ditë. Më pas, pesë prokurorët publikë që punojnë në parahetim do t’i paraqesin të gjitha provat para një komisioni të posaçëm në Prokurori.

Bëhet fjalë për katër prokurorë shtesë nga Prokuroria e Lartë. A do të hapet procedura hetimore për zjarrin do të vendoset nga të nëntit. Deri më tani, raporti i krim-teknikës së MPB-së ka treguar se zjarri është shkaktuar nga nxehja e kabllos vazhduese. Nga zjarri natën e 8 shtatorit humbën jetën 14 persona, 12 prej të cilëve ishin pacientë të shtruar me Covid 19./ Alsat.mk