SHBA: Mijëra njerëz mbesin pa energji elektrike si pasojë e stuhisë së dimrit

Më shumë se 145,000 njerëz janë pa energji elektrike në disa shtete juglindore të SHBA dhe mijëra fluturime janë anuluar për shkak të motit të keq.

Virxhinia, Xhorxhia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Shërbimi për Motin në SHBA, ka thënë se në disa rajone pritet të ketë mbi 30 centimetra borë.

“Bora dhe akulli mund të rrezikojnë udhëtimet dhe furnizimin me energji elektrike ”, ka thënë Shërbimi për Motin.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press janë shënuar qindra aksidente automjetesh.

Më shumë se 3,000 fluturime brenda dhe jashtë SHBA u anuluan të dielën, sipas faqes që vëzhgon fluturimet FlightAware.

Aeroporti Ndërkombëtar Charlotte Douglas në Karolinën e Veriut është ndër më të goditurit, pasi pothuajse 90% të fluturimeve janë anuluar.