Ali Ahmeti: Çdo Janar kujtojmë personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastrioti Skënderbeun


Çdo Janar bëhemi bashkë në Sheshin Skenderbeu për të kujtuar personalitetin më të madh të historisë sonë kombëtare Gjergj Kastrioti Skenderbeun që me shekuj me rradhë na e mbajti shpirtin gjallë, na bëri të luftojmë e të punojmë që të jetojmë me krenari dhe në të drejtën tonë.

Sot është edhe 40 vjetori i konstituimit, etablimit dhe organizimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e cila arriti të realizojë kauzën e madhe të shqiptarëve në ish Jugosllavi duke u rreshtuar fuqishëm në mbrojtje të idealit kombëtar.

Sot përkujtojmë edhe shokët tanë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën në përvjetorin e rënies së tyre.

Të përjetshme janë dhe do të mbesin idealet e Skenderbeut dhe LPK – së për të ruajtur vlerat dhe për të përparuar kombin.