Fillimi i gjysmë vjetorit të dytë shkollor nuk do të shtyhet, shkruan Alsat.
Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse, ka vlerësuar se nuk ka nevojë për shtyrjen e gjysmë vjetorit të dytë, bazuar në këtë rekomandim nxënësit pritet të kthehen në bankat shkollore më 20 janar.
Ky rekomandim i KSI-së, vjen pas kërkesave të shumta për shtyrjen edhe për dy javë të tjera të nisjes së mësimit për shkak të gjendjet me virusin COVID-19.