Kovaçevski në paraqitjen e parë për media: Jemi Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetarët flasin maqedonisht dhe ne kemi identitetin tonë


“Pyetjet historike duhet të ndahen nga debati i historianëve dhe besimi i qytetarëve duhet të ndërtohet në qëndrime që nënkuptojnë standard më të mirë”, u përgjigj në një pyetje të gazetarëve kryeministrit Dimitar Kovaçevski, pas takimit që bashkë me kabinetin e tij qeveritar kishin tek presidenti Stevo Pendarovski, shkruan Alsat..

Në këtë paraqitje të parë për media pas marrjes së mandatit, duke folur për qëndrimet e Maqedonisë para vizitës së nesërme të kryeministrit bullgar Petkov, Kovaçevski tha:

“Qëndrimet tona janë të qarta se ne jemi Republika e Maqedonisë së Veriut, qytetarët flasin maqedonisht dhe ne kemi identitetin tonë”, tha Kovaçevski.