Venko Filipçe, nëpërmjet një video-paraqitje është përshëndetur me publikun pasi largohet nga Ministria e Shëndetësisë për t’ia lëshuar vendin Bekim Salit të Alternativës.“Ju falënderoj edhe njëherë të gjithëve të cilët njohët përkushtimin dhe mundin me të cilin punova, por edhe të atyre që më kritikuan dhe më këshilluan me qëllim të mirë. Largohem nga pozita e ministrit krenar për çfarë kam punuar duke e ditur se gjithçka çfarë kemi bërë, çdo vendim që e kemi miratuar, e kemi sjellë ekskluzivisht për interesin e shëndetit dhe mbrojtjes së qytetarëve. Me këtë mision vazhdoj të punoj edhe më tej. Ju faleminderit!”, tha mes tjerash Filipçe.
Kjo video-paraqitje vjen pasi dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është zgjedhur përbërja e re qeveritare.
Filipçe largohet nga Shëndetësia pasi në vend të tij do të vijë Sali, kjo për shkak të marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të ish liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi.