Big Brother VIP është pa dyshim një nga spektaklet më të komentuara tashmë në opinion dhe mediat shqiptare.
E mesa duket influenca e një spektakli të tillë, ka arritur që të zhvendoset edhe në mediat e shteteve të perëndimit.
Kjo pasi gazeta e famshme zvicerane 20 Minuten në një postim fotografish në Instagram, ka publikuar një imazh të dy prej banorëve të Big Brother VIP Albania, përkatësisht atë të çiftit Einxhel dhe DJ Dagz.
Mënyra se si kjo fotografi ka përfunduar aty është se mediumi në fjalë i kishte pyetur lexuesit e tij, se çfarë pëlqejnë të shikojnë në ekran, por që iu vjen turp që e shikojnë?
Përgjigjet kanë qenë nga më të ndryshmet: Një nga ta është shprehur se i vjen turp që shikon ngjarje si “Guilty Pleasure” që ka të bëjë me veprimet e njerëzve që janë të turpshme, teksa një tjetër ka thënë se është seriali për fëmijë “Dragon Ball”, të cilin turpërohet që e shikon akoma, me siguri shkaku i moshës.
Ndërkohë, një prej lexuesve të “20 Minuten” me siguri shqiptar, duket se ka dhënë si përgjigje spektaklin Big Brother VIP, si një spektakël që e shikon, por që i vjen turp që e shikon për shkak të përmbajtjes ose formatit.
“Cila është kënaqësia juaj fajtore? Nga ana tjetër, një psikolog biznesi mendon se njerëzit duhet t’iu qëndrojnë besnikë kënaqësive të tyre fajtore. Por shumë heshtin nëse do të zbulohej se u pëlqen të shikojnë një telenovelë. E njëjta gjë vlen edhe për lojërat, librat ose muzikën”, ka shkruar mediumi zviceran në postimin e fotografive, që japin përgjigjet e ndjekësve të tij.
https://www.instagram.com/p/CYpBjNcJdig/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f3e1fc95-dada-4a97-955c-88dc8d2e1632