Bilall Kasami njofton se është sanuar defekti i shfaqur që ndërpreu ujin në Tetovë!


Keyetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar se pas nje defekti disa ditor, ekipi i Ndërmarjes Publike Komunale e ka përfunduar sanimin e gypit dhe tanimë nëpër shtëpitë e qytetarëve vetëm se ka filluar të arrijë uji.

Kasami ka falemnderuar punonjësit e NPK‐së që nuk u ndalën aspak duke punuar vazhdimisht në temperatura tejet të ulëta për sanimim e saj. Defektet e këtilla shpresoj të mos na përsëriten më.

Njashtu ka falemnderuar qytetarët për durimin dhe mirkuptimin!