Michael Roth për TV24 ka thënë se “Korrupsioni është kancer i secilës shoqëri ndërsa elitat politike duhet që me vendosmëri ta luftojnë korrupsionin”. Roth po ashtu ka theksuar se Maqedonia ka arritur sukses historik, dhe se kjo nuk është lajm i mirë për qytetarët e Maqedonisë, por para se gjithash për BE-në, sepse u bë e qartë se me guxim, gatishmëri dhe vendosmëri mund të sillen vendime të mëdha.
“Unë jam i bindur në atë që BE-ja duhet ta zmadhojë ndikim në Ballkanin Perëndimor, që qytetarët ta ndjejnë se asnjë nuk lëmë anash dhe se kemi interes të madh politik të përbashkët, ekonomik, social, stabilitet, pajtim për bashkëpunim më të ngushtë, kuptohet përmes demokracisë dhe sundim i së drejtës, për liri. Të drejtat e njeriut të zbatohen, dhe nuk do të dëshiroja asnjë vakum politik”, ka deklaruar Roth.
Në pyetjen e parashtruar për amnisti të mundshme, Roth tha se nëse dëshironi Bashkimin Evropian duhet që edhe t’i respektoni principet e Evropës.