Bllokon fluturimin e një aeroplani, shkak burri që po deportohej për në Afganistan – studentja e guximshme suedeze rrezikon burgun


Një studente suedeze rrezikoi burgun duke refuzuar të linte një aeroplan të niste fluturimin, sepse një burrë brenda tij po deportohej për në Afganistan.

Sipas mediave të huaja, Elin Ersson ishte ulur përballë një burri afgan në një fluturim nga Gothenburgu në Stamboll.

Burri – një 52-vjeçar – pritej të depërtohej do të ndryshonte fluturimet në qytetin turk dhe do të shkonte në Kabul.

Por 22-vjeçarja Ersson u ngrit nga ulësja dhe e përlotur përdori një video live në Facebook, duke pretenduar se ai do të “mbetej ndoshta i vrarë” nëse do të kthehej në vendin e tij.

Ajo refuzoi të ulet derisa afgani të lejohej të largohej nga fluturimi i Turkish Airlines, duke ditur se aeroplani nuk mund të nisej derisa ajo të ulej.

Kur ekuipazhi i kabinës dhe pasagjerët e tjerë iu lutën asaj për t’u ulur, ajo tha se do ta bënte këtë sapo burri të lirohej.

Duke iu drejtuar kabinës dhe botës nëpërmjet videos, ajo tha: “Nuk dua që jeta e një njeriu rrezikohet, vetëm sepse ju nuk doni të humbisni fluturimin tuaj”.

“Nuk do të ulem deri sa personi të jetë jashtë aeroplanit”. “Unë po bëj atë që mundem për të shpëtuar jetën e një personi”.

“Gjithë që unë dua të bëj është të ndaloj deportimin dhe pastaj unë do të respektoj rregullat këtu. Kjo është krejtësisht ligjore dhe nuk jam duke kryer ndonjë krim”.

Edhe pse një pasagjer u përpoq ta rrëmbejë telefonin e saj në një përpjekje për të “zhbllokuar” fluturimin, në fund të videos së saj disa udhëtarë të tjerë kishin shpërthyer me duartrokitje.

Përfundimisht burri u largua nga aeroplani dhe dëbimi i tij u pengua, edhe pse autoritetet suedeze insistojnë se ai do të kthehet në një datë të mëvonshme.

Ata gjithashtu shtuan se Ersson mund të përballet me gjashtë muaj burg për mosbindje ndaj urdhrave të policisë.