Sipas shembullit të vendeve evropiane, ku me certifikatën për vaksinë, të rinjtë fitojnë zbritje, ushqim gratis, pije dhe shpërblime të tjera edhe Qeveria planifikon masa stimuluese për tërheqjen e këtij grupi të qytetarëve që të vaksinohen.
Në programin e Qeverisë së re të kryesuar nga Dimitar Kovaçevski parashihen masa stimuluese për rritjen e interesimit për vaksinim tek të rinjtë, si target grup i cili e ka rezistencën më të madhe ndaj imunizimit.
Masat e Qeverisë, siç thekson, janë në drejtim të mirëmbajtjes së shtëpive të shëndetit në kondicion të plotë edhe me personel edhe me numër të shtretërve dhe kapacitete teknike për t’i shërbyer qytetarët.
“Procesi i vaksinimit është kyç që të parandalohen simptoma të rënda tek të prekurit ndërsa me atë të parandalohet edhe strëngarkimi i sistemit shëndetësor gjegjësisht të mos vijmë në situatë në të cilën ndonjë qytetar nuk do të trajtohej në kohë dhe në mënyrë përkatëse”, qëndron në program.