Policia dje arrestoi një asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës, sepse ka marrë 5 mijë e 859 euro ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.
“DHKE sektori për hetimin e korrupsionit ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin mashkull kosovar asistent ekzekutiv në Ministrinë e Kulturës pasi që i njëjti ka marr 5.850 €, ryshfet nga dy biznese aplikues dhe përfitues të subvencioneve.”, informoi policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.