Policia e Kosovës ka sekuestruar disa mallra të ndryshme komerciale pas tentativës së realizuar sot për të bërë bartjen e tyre në mënyrë ilegale nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
“Rreth orës 13:35, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet vetura Wolsfagen Passat, ngjyrë e kaltër e mbylltë, me targa vendore, drejtuar nga i dyshuari me iniciale (I.J.) shtetas kosovar, i cili ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë-Veri, përmes rrugëve ilegale”, njoftojnë nga Policia e Kosovës, duke theksuar që ai është kapur në Sadovinë të Vitisë.
Policia sqaroi që kemi të bëjmë me tentativë për kontrabandë me mallra në kufi, ndërsa i dyshuari ka shmangur ndalesën policore duke tentuar të ik në Ferizaj.
“Gjatë kontrollit janë gjetur 300 litra vaj motorik, e paketuar në 25 kuti nga 12 litra”, njoftojnë për detajet e mallit.