Ministria e Ekonomisë sot publikoi shpalljen për mbështetje financiare për energjinë e shpenzuar elektrike për personat me të ardhura të ulëta për vitin 2022, njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.
Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes së konsumatorëve të rrezikuar të energjisë, siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë, në përputhje me Programi për mbrojtjen e konsumatorëve të rrezikuar të energjisë për vitin 2022, kjo ministri sot publikoi shpalljen për ndarjen e mbështetjes financiare për personat me të ardhura të ulëta në vitin 2022, të ardhurat e rregullta mujore të të cilëve në amvisëri nuk i tejkalojnë të ardhurat neto prej 30.000,00 denarëve edhe atë për:
-person të vetëm deri në 15.194,00 denarë;
-amvisëri me dy anëtarë deri në 18.000,00 denarë;
-amvisëri me tre anëtarë deri në 21.000,00 denarë;
-amvisëri me katër anëtarë deri në 25.000,00 denarë;
-amvisëri me pesë e më shumë anëtarë deri në 30.000,00 denarë
Sipas shpalljes publike në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë, personat me të ardhura të ulëta do të përvetësojnë mbështetje financiare përmes uljes së faturës mujore për energjinë e shpenzuar elektrike në vlerë prej 600 deri 800 denarë duke llogaritur nga dita e parashtrimit të kërkesës.
Afati për aplikim për këtë shpallje publike është 30 ditë nga dita e publikimit të shpalljes publike.
Thirrjen publike dhe dokumentacionin e duhur mund ta gjeni në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë në linkun këtë LINK
Ndryshe, kjo masë ka ardhur pas rritjes së energjisë elektrike për 9.48 përqind në Maqedoninë e Veriut dhe heqjen e tarifës së lirë gjatë ditës.